Vizitë e studentëve të bursës MEXT 2023
2023/2/8


Në datat 3 dhe 6 shkurt, fituesit e bursës MEXT 2023, znj. Gledisa Golikja dhe z. Mateo Bode vizituan ambjentet e Ambasadës.
Znj. Gledisa do të ndjekë studimet pasuniversitare në Universitetin e Tokios në degën e Inxhinierisë, ndërsa Z. Mateo do të ndjeke studimet pasuniversitare në Universitetin Hosei në degën e Shkencës dhe Inxhinierisë. Gjatë takimit në Ambasadë, studentët folën mbi aspiratat e tyre për studimet në Japoni. Ambasadori Takada i inkurajoi të kenë përvojë të frytshme në Japoni dhe të bëhen promovues aktivë të Japonisë dhe Shqipërisë në të ardhmen.