Seriali i animuar “Bujtina e Okos” nis transmetimin në RTSH 1
2023/2/3

Nga data 6 shkurt, RTSH 1 nis transmetimin e serialit të animuar “Bujtina e Okos”.
Oriko Seki, ose “Oko”, një vajzë në klasën e gjashtë të shkollës fillore, ka humbur prindërit në një tragjedi dhe vjen të jetojë në fshat me gjyshen e saj në “Harunoya”, një bujtinë japoneze. Rastësisht, ajo bëhet e zonja e re e bujtinës dhe fillon ta bëjë “Harunoya” një vend për të jetuar.
Me ndihmën e fantazmës Uribo dhe rivalit të saj Matsuki, ajo përpiqet të mirëpresë klientët e pazakontë që mbërrijnë njëri pas tjetrit.
Programi iu ofrua RTSH-së nga “Japan Foundation” nëpërmjet Ambasadës së Japonisë në Shqipëri.
Këtë serial të animuar, të dubluar në shqip, mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 10:45 në RTSH 1, duke filluar nga data 6 shkurt deri më 9 mars 2023.