Dorëzimi i Dy Makinave Zjarrfikëse në Bashkinë e Tiranës në kuadër të programit “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”.
2023/2/3



Automjetet e dhuruara vijnë nga dy Bashki të Japonisë, Bashkia Isehara dhe Hikone dhe u dërguan në Shqipëri nëpërmjet Shoqatës për Promovimin e Diplomacisë Japoneze (SPJD). Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të ndikojë në përmirësimin e shërbimit të mbrojtjes ndaj zjarrit dhe shpëtimit, në Bashkinë Tiranë. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë z. Veliaj falënderoi Ambasadorin dhe Qeverinë e Japonisë për këtë bashkëpunim dhe bëri të ditur se do të vazhdojë të përmirësojë kapacitetet për parandalimin e fatkeqësive.
