Në datën 19 janar, në sheshin pranë Bashkisë Roskovec u zhvillua ceremonia e dorëzimit të pajisjeve në kuadër të programit “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”. Në këtë ceremoni mori pjesë Ambasadori Takada.
Në kuadër të këtij projekti, Bashkisë Roskovec ju dorëzuan 1 makine e re teknologjike për mbledhjen e mbetjeve urbane të markës ISUZU dhe 50 kontenierë për mbetjet. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të forcojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve dhe do të përmirësojë pastërtinë në Bashkinë Roskovec. Nga ana e saj, Kryetarja e Bashkisë, Znj. Bufi, shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e Japonisë dhe angazhimin për të forcuar më tej shërbimin e menaxhimit të mbetjeve urbane të bashkisë.