"Java e Kulturës së Japonisë"
2022/10/17
Në kuadër të "Javëve Kulturore Ndërkombëtare" të organizuar nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, me iniciativë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, java nga 10 deri më 16 tetor u caktua si "Java e Kulturës Japoneze".
Gjatë javës u mbajtën disa aktivitete kulturore japoneze, të organizuara bashkërisht nga Ambasada e Japonisë, Ministria e Kulturës dhe bashkëpunëtorë të shumtë. Ishte ngjarja më e madhe kulturore japoneze, e zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri e cila përkujtonte 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Japonisë dhe Shqipërisë, 41 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe 5 vjetorin e hapjes së Ambasadës së Japonisë.
Java prezantoi një larmi aktivitetesh kulturore japoneze si, rregullimin e luleve “Ikebana”, ceremoninë e çajit, kuzhinën japoneze (ngjalat), Kupën e Ambasadorit të Japonisë në Xhudo dhe Karate, koncerte, etj. Morën pjesë rreth 1500 persona.
▷Demonstrim dhe seminar i rregullimit të luleve “Ikebana”
Në datat 10 dhe 11 tetor, znj. Yuri Maruyama, Drejtoreshë Menaxhimi e Degës së Romës, të Shkollës së ikebanës “Ohara”, demonstroi dhe zhvilloi një seminar në Vilën 31, në Tiranë.


Në datat 11 dhe 12 tetor, Znj. Yoko Shimada, Profesoreshë e “Omotesenke” bëri një demonstrim dhe shpjegim të ceremonisë së çajit, në Vilën 31, në Tiranë.


Në datat 11 dhe 13 tetor, në Shkodër dhe Elbasan, Z. Jin Ogata dhe Z. Takehiro Shiokawa, shefa kuzhinës së restorantit të ngjalave "Inakaan" në Japoni, demonstruan gatimin e ngjalave dhe Znj. Mari Sugai, prezantuese e ushqimit japonez dha leksione mbi ushqimin japonez.


Më 15 tetor, në Parkun Olimpik në Tiranë, u zhvillua Kupa e Ambasadorit të Japonisë në Xhudo dhe Karate, ku garuan praktikues shqiptarë të karate-ka dhe judo-ka. Demonstrime u kryen edhe nga Z. Takeshi Sasagawa, një karate-ka aponez, dhe Z. Yuto Nishimaki, një judo-ka japonez dhe vullnetar i JICA-s për bashkëpunimin me jashtë. Stafi i ambasadës prezantoi gjithashtu kaligrafinë dhe origamin.


Në datën 13 tetor, në Universitetin e Arteve në Tiranë, u zhvillua një seminar me dirigjentin/kompozitorin z. Yoichi Sugiyama, pianisten Znj. Aki Kuroda dhe violonçelisten Znj. Yuko Miyagawa.








"Java e Kulturës Japoneze" ishte një mundësi për shqiptarët për t'u njohur me kulturën japoneze dhe për të forcuar miqësinë mes dy vendeve tona. Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë artistët japonezë dhe mbështetësit vendas për bashkëpunimin e tyre bujar, si dhe të gjithë ata që erdhën në këto evente.