Ceremonia e Dorëzimit të Makinës Teknologjike për Mbledhjen e Mbetjeve Urbane dhe Kontenierëve të Mbetjeve në Bashkinë Gjirokastër (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)
2022/12/27

Në datën 21 dhjetor, në sheshin pranë Bashkisë Gjirokastër u zhvillua ceremonia e dorëzimit të pajisjeve në kuadër të programit “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”. Në këtë ceremoni morën pjesë Ambasadori Takada, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Znj. Kumbaro, Kryetari i Bashkisë Gjirokastër Z. Golemi dhe Prefekti i Qarkut Gjirokastër Z. Kote.


Në kuadër të këtij projekti, Bashkisë Gjirokastër ju dorëzuan një makine e re teknologjike për mbledhjen e mbetjeve urbane të markës Mitsubishi Fuso dhe 27 kontenierë për mbetjet. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të forcojë sistemin e menaxhimit të mbetjeve dhe do të përmirësojë pastërtinë në Bashkinë Gjirokastër. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë, Z. Golemi, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Japonisë dhe angazhimin për të forcuar më tej shërbimin e menaxhimit të mbetjeve urbane të bashkisë.