Dorëzimi i dy mini eskavatorëve për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta në Bashkinë Memaliaj (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)
2022/12/27

Në datën 21 dhjetor, në ambjentet e Bashkisë Memaliaj u zhvillua një ceremoni e dorëzimit të pajisjeve në kuadër të programit të Japonisë “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”. Në këtë ceremoni morën pjesë Ambasadori Takada, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Znj. Kumbaro, Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Japoni Z. Duraj dhe Kryetari i Bashkisë Memaliaj Z. Guci.


Në kuadër të këtij projekti, Bashkisë Memaliaj ju dorëzuan dy mini ekskavator të rinj të markës CAT. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të forcojë kapacitetet e bashkisë për të kryer punime për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbërta në Bashkinë Memaliaj. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë, Z. Guci, shprehu falënderimet e tij për këtë mbështetje nga Japonia dhe angazhimin e tij për të forcuar më tej shërbimet ndaj komunitetit përfshirë këtu në fushën e mjedisit.