Dorëzimi i Fadromës për Mirëmbajtjen e Kanaleve Ujitëse në Bashkinë Berat në kuadër të programit “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” dhe ekspozita e fotografive nga Japonia

2022/12/19


Në datën 15 dhjetor, u realizua ceremonia e dorëzimit të një fadrome (Backhoe Loader), të markës HİDROMEK për Bashkinë e Beratit. Kjo ceremoni u zhvillua në sheshin përballë Bashkisë Berat.


Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të lehtësojë mirëmbajtjen e kanaleve ujitëse dhe rrugëve anësore të tyre, duke nxitur zhvillimin e ekonomisë lokale, përmes rritjes së prodhimit bujqësor në Bashkinë Berat. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë, Z. Demo, shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e Japonisë, dhe premtoi se do të mbështesë zhvillimin e ekonomisë lokale edhe me tej.
 
 

Ambasadori Takada dhe kryebashkiaku Demo vizituan ekspozitën e fotografive “Udhëtim në Japoni - Për të përkujtuar 100 vjetorin e miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë”, e cila u organizua në ambientet e Qendrës Rinore të qytetit me mbështetjen e Bashkisë Berat.