Ceremonia e Dorëzimit të Makinës Teknologjike për Mbledhjen e Mbetjeve Urbane dhe Kontenierëve të Mbetjeve në Bashkinë Belsh (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2022/12/16


 
Më 15 dhjetor, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të një makine teknologjike të markës ISUZU për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe 50 kontenierëve të mbetjeve, për Bashkinë e Belshit. Kjo ceremoni u zhvillua pranë Bashkisë së Belshit, ku u zhvillua edhe një demonstrim i procesit të grumbullimit të mbetjeve.

 
 
Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të ndikojë në përmirësimin e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane dhe parandalimin e ndotjes së ambientit në Bashkinë Belsh. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë, z. Tafani, shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e ofruar nga Japonia për këtë bashkëpunim dhe bëri të ditur se do të vazhdojë të përmirësojë shërbimin e menaxhimit të mbetjeve urbane të bashkisë.