Më 7 dhjetor, në ambientet e Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë", u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së grantit për blerjen e një pajisje digjitale me rreze X për Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë", në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadori Takada, dhe Drejtoresha e Spitalit, Znj. Eliona Demaliaj. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Zëvendësministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Entela Ramosaçaj.
Nëpërmjet këtij projekti, do të financohet blerja e 1 pajisje digjitale me rreze X për Spitalin. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada uroi që ky projekt të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimit mjekësor të diagnostikimit dhe trajtimit obstetrikë dhe gjinekologjikë për pacientët e këtij spitali që vijnë nga e gjithë Shqipëria. Nga ana e saj, Drejtoresha e Spitalit, Znj. Demaliaj shprehu falënderimet e saj për këtë bashkëpunim.