Ceremonia e Dorëzimit të Pajisjeve në kuadër të Projektit të JICA-s “Për Rritjen e Kapaciteteve për të Luftuar Sëmundjet Infektive, përfshirë Covid-19”
2022/11/22





Projekti synon të përmirësojë kapacitetet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Shqipërisë në luftën kundër sëmundjeve infektive, përfshirë Covid-19. Ky bashkëpunim synon të zgjerojë dhe lehtësojë proçesin e vaksinimit duke siguruar 10 automjete 4x4, të zgjerojë kapacitetin e ruajtjes dhe transportit të vaksinave duke siguruar 2 furgona frigoriferikë, dhe 5 frigoriferë ultrangirës, si dhe të rrisë kapacitetet e burimeve njerëzore përmes trajnimeve.