Ambasadori TAKADA merr pjesë në seminarin sizmik Japoni-Shqipëri

2022/11/21
Në datat 18 dhe 19 nëntor, Shoqata Japoneze e Izolimit Sizmik (JSSI) organizoi një seminar mbi rezistencën ndaj tërmeteve, ku Ambasadori TAKADA mbajti fjalën e hapjes.
 
Seminari u organizua nga Shoqata Japoneze e Izolimit Sizmik (JSSI) në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Inxhinierisë Sizmike dhe u zhvillua në një format hibrid, ku morën pjesë mbi 50 pjesëmarrës nga universitetet vendase, kompanitë e ndërtimit etj.
 
Gjatë seminarit profesorë japonezë dhe përfaqësues të kompanive të arkitekturës e projektimit bënë prezantime mbi teknologjinë dhe njohuritë e përdorura në Japoni, i cili është një vend i rrezikuar ndaj tërmeteve. Pjesëmarrësit i ndoqën me vëmendje këto prezantime.