Firmoset Marrëveshja e Grantit për Mbështetjen e Institutit të Nxënësve që Nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi” në Tiranë (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2022/11/15
Më 15 nëntor, në ambientet e Institutit të Nxënësve që Nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”, u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së grantit për blerjen e pajisjeve për inçizimin video dhe audio për krijimin e materialeve mësimore të përshtatura për nevojat e nxënësve të Institutit “Ramazan Kabashi”, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadori Takada, dhe themeluesi i OJQ-së “Instituti VISUM për të verbërit” si dhe Drejtori i Institutit “Ramazan Kabashi”, Z. Emiliano Lule.

 

Përmes këtij projekti, do të financohet blerja e pajisjeve për inçizimin video dhe audio për Institutin. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada shprehu dëshirën që ky projekt të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të shkollës, dhe cilësinë e materialeve mësimore që ofrohen nga Instituti për fëmijët me shikim të kufizuar në të gjithë Shqipërinë. Nga ana e tij, Drejtori i Institutit, Z. Lule shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.