Vizita e Ambasadorit Takada në Vlorë: Ceremonia e Dhurimit të Librave
2022/11/16
Më datë 16 nëntor, Ambasadori Takada vizitoi bibliotekën publike të qytetit të Vlorës “Shevqet Musaraj” për të dorëzuar librat e siguruar nga Projekti “READ JAPAN”, një projekt i Nippon Foundation dhe Tokyo Foundation for Policy Research. Nëpërmjet këtij donacioni, bibliotekës i janë dhuruar 84 libra në gjuhën angleze në lidhje me Japoninë. Ambasadori Takada uroi që këto libra për Japoninë të shërbejnë si urë lidhëse midis qytetarëve të Vlorës dhe Japonisë. Drejtoresha e Bibliotekës së Vlorës, znj. Rama shprehu mirënjohjen e saj për këtë donacion.

Pas ceremonisë, ambasadori Takada vizitoi Bashkinë e Vlorës ku u takua me Kryetarin e Bashkisë, z. Leli, dhe Konsullin e Nderit të Japonisë në Vlorë, z. Ponari. Gjatë takimit, z. Leli shprehu mirënjohjen e tij për dhurimin e librave, ndërsa Ambasadori Takada shprehu dëshirën që qytetarët e Vlorës të mund të thellojnë njohuritë e tyre për Japoninë përmes librave të dhuruar, dhe angazhimin e tij për të thelluar marrëdhëniet e bashkëpunimit me Bashkinë e Vlorës.


