Ceremonia e Dorëzimit të Pajisjeve Mjekësore Mundësuar nga Granti i Qeverisë së Japonisë në kuadër të “Programit për Zhvillim Ekonomik dhe Social”

2022/11/11
 
 




  Në datën 11 nëntor, në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe në Spitalin Bashkiak të Pogradecit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të dy aparaturave të ekografisë, të cilat u siguruan nga Granti i Qeverisë së Japonisë të vitit fiskal Japonez 2020, në kuadër të “Programit për Zhvillim Ekonomik dhe Social”. Kjo ceremoni u zhvillua në prani të Ambasadorit Takada, Zv. Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ramosaçaj, Drejtorit të Spitalit Rajonal të Elbasanit z. Gaxho, dhe Drejtorit të Spitalit Bashkiak të Pogradecit z. Thëngjilli. Kryetari i Bashkisë Pogradec z. Xhakolli, ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve në Spitalin Bashkiak të Pogradecit.

  Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada shprehu gadishmërinë për të vazhduar të mbështesë sektorin e shëndetësisë në Shqipëri, ndërsa Zëvendësministrja Ramosaçaj dhe dy Drejtorët e Spitaleve shprehën falënderimet e tyre për mbështetjen.
 


 Gjatë vizitës së tij në Pogradec, Ambasadori Takada zhvilloi edhe një takim me Kryetarin e Bashkisë Pogradec z. Xhakolli. Gjatë takimit, Kryetari i Bashkisë i prezantoi shkurtimisht Ambasadorit Pogradecin, dhe u diskutua për mundësi bashkëpunimi të ardhshme.