Firmoset Marrëveshja e Grantit me Bashkinë e Kuçovës (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2022/11/9


 
Më 9 nëntor, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së grantit për blerjen e një makine zjarrfikëse për Bashkinë e Kuçovës, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadori Takada, dhe Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Z. Kreshnik Hajdari.


Nëpërmjet këtij projekti, do të financohet blerja e 1 makine zjarrfikëse të re për Bashkinë. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada uroi që ky projekt të kontribuojë në përmirësimin e shërbimit të mbrojtjes ndaj zjarreve dhe shpëtimit në Bashkinë Kuçovë. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë, Z. Hajdari shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.