Ceremonia e dhurimit të librave në Universitetin Barleti

2022/11/8

 
 

 
Më 8 nëntor, Ambasadori Takada vizitoi Universitetin Barleti dhe mori pjesë në ceremoninë e dhurimit të librave të ofruar nga projekti “READ JAPAN”, projekt i “Nippon Foundation” dhe “Tokyo Foundation for Policy Research”. Përmes këtij dhurimi, 145 libra në lidhje me Japoninë, të shkruara në anglisht, iu dorëzuan bibliotekës së universitetit. Ambasadori Takada, në fjalën e tij, u uroi që studentët dhe profesorët e universitetit të mund të thellojnë njohuritë e tyre për Japoninë përmes librave. Rektorja e universitetit, Prof. Dr. Guxholli, shprehu mirënjohjen e saj këtë donacion dhe dëshirën për shkëmbime të mëtejshme kulturor mes dy vendeve.
Drejtoresha e bibliotekës së universitetit, znj. Murataj, shprehu gjithashtu mirënjohje për dhurimin e librave për bibliotekën.