Takim me Dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës

2022/11/2


Më datë 2 nëntor, Ambasadori Takada vizitoi Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe zhvilloi një takim me Dekanin, z. Neritan Shkodrani dhe kolegët e tij.
 
Ambasadori Takada foli mbi marrëdhëniet e mira që janë krijuar me Universitetin Politeknik të Tiranës dhe shprehu dëshirën e Japonisë për të bashkëpunuar me këtë fakultet në fusha të ndryshme sikundër izolimi sizmik, pasi Japonia është një vend i ndjeshëm ndaj tërmeteve.