Nënshkruhet marrëveshja në fushën e kërkimit shkencor mes Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjisë të Universitetit Keio dhe Universitetit Politeknik të Tiranës

2022/10/6


Në datën 6 tetor, në Universitetin Politeknik të Tiranës, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të një marrëveshjeje në fushën e kërkimit shkencor ndërmjet Fakultetit të Shkencës dhe Teknologjisë të Universitetit Keio dhe Universitetit Politeknik të Tiranës. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes u mbajt në prani të Prof. Dr. Andrea Maliqari, Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Takashi Yamamoto, Pedagog në Fakultetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin Keio (përfaqësues i Prof. Toshiyuki Murakami, Dekan i Fakultetit të Shkencës dhe Teknologjisë të Universitetit Keio), dhe të Ambasadorit Takada.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, pritet që në të ardhmen të ketë shkëmbime studentësh midis dy universiteteve.