Ambasadori Takada merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Nanoteknologjisë
2022/10/6


Nga data 3 deri më 7 tetor, në Tiranë u mbajt Konferenca Ndërkombëtare e Nanoteknologjisë, e organizuar nga Qeveria e Shqipërisë dhe e bashkë-sponsorizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Fondacioni Spanjoll Phantoms. Ambasadori Takada mori pjesë në seminarin e tretë, "Nanoteknologjia për shekullin 21", e organizuar më 6 tetor ku dhe mbajti fjalimin e hapjes.