Ambasadori Takada zhvillon një takim kortezie me Z. Laert Duraj, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Japoni
2022/9/21


Më 21 shtator, Ambasadori Takada zhvilloi një takim kortezie me z. Laert Duraj, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Japoni.
Ambasadori Takada shprehu dëshirën për të forcuar marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike në fusha si tregtia dhe investimet mes Japonisë dhe Shqipërisë. Ai gjithashtu shprehu dëshirën për të patur mbështetjen dhe bashkëpunimin e z. Duraj për këtë qëllim.
Ambasadori Takada vuri në dukje se këtë vit dy vendet përkujtojnë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve miqësore mes Japonisë dhe Shqipërisë dhe shtoi se për këtë qëllim janë planifikuar të organizohen ngjarje të ndryshme kulturore por jo vetëm.
Në përgjigje, Z. Duraj, Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Japoni, shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme që Japonia ka dhënë dhe siguroi se Grupi do të vazhdojë të bashkëpunojë me Japoninë.