Dorëzimi i Kamionit (Autobot) për Mirëmbajtjen e Hapësirave të Gjelbra në Bashkinë Skrapar në kuadër të programit “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” dhe ekspozita e fotografive nga Japonia

2022/9/15

 
 
Në 14 shtator, u realizua ceremonia e dorëzimit të një autoboti uji i markës IVECO për Bashkinë e Skraparit. Kjo ceremoni u zhvillua në sheshin e Bashkisë Skrapar.


 
Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të ndikojë në përmirësimin e shërbimit të mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra në Bashkinë Skrapar. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë, z. Mema, shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e ofruar nga Japonia për këtë bashkëpunim dhe bëri të ditur se do të vazhdojë të përmirësojë kapacitetet e bashkisë për mbrojtjen e mjedisit.
 
 

 

Ambasadori Takada vizitoi së bashku me kryebashkiakun Mema ekspozitën e fotografive “Udhëtim në Japoni - Për të përkujtuar 100 vjetorin e miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë”, e cila u organizua në bashkëpunim me Bashkinë Skrapar në ambientet e saj. Gjatë vizitës, Ambasadori Takada foli dhe me studentët vendas për peizazhin, kulturën dhe arkitekturën japoneze të pasqyruar përmes fotografive.