Më 12 shtator, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së grantit për blerjen e një makine teknologjike. Kjo makinë do të shërbejë për mbledhjen e mbetjeve urbane si dhe kontenierëve të mbetjeve urbane për Bashkinë e Përmetit. Ajo do të mundësohet përmes skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadori Takada, dhe Kryetarja e Bashkisë Përmet, Znj. Alma Hoxha.
Nëpërmjet këtij projekti, do të financohet blerja e 1 makine teknologjike të re për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe 24 kontenierë të mbetjeve urbane për Bashkinë. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada uroi që ky projekt të kontribuojë në përmirësimin e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane dhe në pastërtinë e ambientit në Bashkinë Përmet. Nga ana e saj, Kryetarja e Bashkisë, Znj. Hoxha shprehu falënderimet e saj për këtë bashkëpunim.