Takim kortezie me Presidentin e ri, Sh.T. Z. Bajram Begaj

2022/8/10
Më 9 gusht, Ambasadori Takada zhvilloi një takim kortezie me Presidentin Begaj, i emëruar së fundmi. Ambasadori Takada e uroi për emërimin Presidentin Begaj dhe shprehu angazhimin e vazhdueshëm të Japonisë për të mbështetur Shqipërinë.
Ambasadori tha se dëshiron të bashkëpunojë me Presidentin Begaj për të forcuar më tej marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Japonisë, përfshirë edhe fushën e tregtisë dhe investimeve.
Në vazhdim, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e dhënë nga Japonia dhe konfirmoi se dëshiron të vazhdojë të bashkëpunojë me Japoninë.