Dorëzimi i një autoboti uji dhe i një mini-ekskavatori në Bashkinë Mat në kuadër të programit “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”.

2022/7/29


Në 29 korrik, u realizua ceremonia e dorëzimit të një autoboti uji, marka ISUZU, dhe një mini-ekskavatori, marka HITACHI, për Bashkinë e Matit. Kjo ceremoni u zhvillua në sheshin pranë Bashkisë Mat.
Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të ndikojë në përmirësimin e shërbimit të mirëmbajtjes dhe zgjerimit të hapësirave të gjelbëruara në Bashkinë Mat. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë z. Malaj, shprehu falënderimet e tij për këtë mbështetje nga Japonia dhe bëri të ditur se do të vazhdojë të përmirësojë kapacitetet për mbrojtjen e mjedisit.