Seriali i animuar “Feniks” nis ritransmetimin në RTSH 1

2022/7/8


 
Nga data 9 korrik deri më 20 gusht 2022, në RTSH 1 do të nisë transmetimi i serialit të animuar “Feniks”, i autorit të njohur të MANGA-ve, TEZUKA Osamu.
 
“Feniks” është një nga veprat më të njohura të TEZUKA-s. Nëpërmjet saj, ai ka eksploruar temat filozofike të "jetës dhe vdekjes" dhe të "rimishërimit" nëpërmjet "Feniks-it", si një formë e pavdekshme e jetës përtej kohës dhe hapësirës.
 
Programi iu sigurua RTSH-së falë projektit të Fondacionit Japonez përmes Ambasadës së Japonisë në Shqipëri.
 
Ju informojmë se mund ta ndiqni këtë serial të animuar, të dubluar në shqip, çdo të shtunë dhe të dielë, duke filluar nga data 9 korrik deri më 20 gusht 2022, në orën 10:20 në RTSH 1.