Ceremonia e Firmosjes së Marrëveshjes së Grantit Për Projektin e Përmirësimit të Pajisjeve për Konservimin, Restaurimin dhe Mjedisin Ekspozues në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë

2022/6/8


 
Në datën 7 qershor, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, Ambasadori Takada dhe Ministrja e Kulturës znj. Margariti, firmosën marrëveshjen me shkëmbim notash për një grant prej 1 milion eurosh (145.3 milionë jen japonez) që Qeveria e Japonisë i alokoi Shqipërisë për Projektin e Përmirësimit të Pajisjeve për Konservimin, Restaurimin dhe Mjedisin Ekspozues në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë. Në këtë ceremoni, u nënshkrua edhe marrëveshja e grantit midis krye-përfaqësuesit të Zyrës për Ballkanin të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA) z. Ueki Masahiro, dhe Drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, z. Dorian Koçi.

 

Nëpërmjet këtij projekti, synohet të përmirësohen kushtet e muzeut për ruajtjen dhe restaurimin e artefakteve, ruajtjen e të dhënave digjitale, si dhe të përmirësohet mjedisi ekspozues i Muzeut. Si rezultat, do të përmirësohen shërbimet e ofruara për vizitorët, gjë që do të çojë në rritjen e numrit të tyre, si dhe do të përforcohet mjedisi arsimor dhe kërkimor për studentët që vizitojnë muzeun përfshirë këtu edhe studentët e  degës së arkeologjisë.
Viti 2022 shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve miqësore midis Japonisë dhe Shqipërisë dhe nëpërmjet këtij bashkëpunimi këto marrëdhënie do të forcohen edhe më tej.

https://www.mofa.go.jp/press/release/press6e_000385.html