Në 31 maj, u realizua ceremonia e dorëzimit të një fadrome të re (e llojit Backhoe Loader), për Bashkinë e Krujës. Kjo ceremoni u zhvillua në ambientet e Bashkisë Krujë.
Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të ndikojë në efektivitetin dhe përshpejtimin e zbatimit të planit të rindërtimit pas tërmetit në Bashkinë Krujë. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë z. Bushi shprehu se Bashkia po bën përpjekje maksimale për largimin e mbetjeve inerte të tërmetit nga zonat e banuara, rindërtimin e banesave dhe rikthimin e jetesës normale të qytetarëve. Kryetari vijoi duke thënë se bashkia ka dhe do të vazhdojë të ketë një rol aktiv në planet e rindërtimit dhe mirëmbajtjes së dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në strukturat e banesave dhe muret mbrojtëse të rrugëve rurale.