Dorëzimi i Makinës Zjarrfikëse në Bashkinë e Lezhës në kuadër të programit “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”.

2022/6/1


 
  Në 31 maj, u realizua ceremonia e dorëzimit të një makine zjarrfikëse me pompë të markës Isuzu, për Bashkinë e Lezhës. Kjo ceremoni u zhvillua në ambientet e Bashkisë Lezhë.
 

 
 Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të ndikojë në përmirësimin e shërbimit të mbrojtjes ndaj zjarrit dhe shpëtimit, si dhe përballimin e emergjencave civile të tjera përfshirë këtu edhe përmbytjet, në Bashkinë Lezhë. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë z. Ndreu falënderoi Ambasadorin dhe Qeverinë e Japonisë për këtë bashkëpunim dhe bëri të ditur se do të vazhdojë të përmirësojë kapacitetet për parandalimin e fatkeqësive.