Vizita e Ambasadorit Takada në Bashkinë e Lushnjes

2022/5/26
   

  Në 17 maj, Ambasadori Takada vizitoi qytetin e Lushnjes, ku zhvilloi një takim me Kryetaren e Bashkisë znj. Eriselda Sefa. Gjatë takimit, Ambasadori Takada foli për asistencën e Qeverisë së Japonisë për organet e qeverisjes vendore të Shqipërise dhe shprehu dëshirën për forcimin e marrëdhënieve me Bashkinë Lushnje. Nga ana e saj, znj. Sefa shprehu dëshirën për një bashkëpunim me Japoninë.
  Në vijim, Ambasadori Takada, i shoqëruar nga znj. Sefa dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe në të njëjtën kohë Drejtuesi Politik i PS për qarkun Fier, z. Balla, vizitoi ambientet e një kompanie eksportuese të fruta-perimeve të cilësisë së lartë dhe një serë të kultivimit të kastravecave që përdoren për turshi.