Ambasadori Takada merr pjesë në ceremoninë e krijimi të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni
2022/5/24



Më datë 19 maj, Ambasadori Takada mori pjesë në ceremoninë e krijimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni.
Gjatë ceremonisë, presidenti Avni Ponari, u shpreh i lumtur për themelimin për herë të parë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në vend. Ai gjithashtu i shprehu mirënjohjen e tij Ambasadorit Takada për iniciativën në krijimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë. Gjithashtu z. Ponari shprehu aspiratën e tij për të sjellë në vend kulturën japoneze të punës, nëpërmjet shkëmbimeve ekonomike mes Japonisë dhe Shqipërisë si një mënyrë për të gjallëruar më tej ekonominë Shqiptare.
Më pas, Ambasadori Takada uroi të pranishmit për themelimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, gjatë këtij viti përkujtimor, të 100 vjetorit të marrëdhënieve miqësore mes Japonisë dhe Shqipërisë. Gjithashtu, Ambasadori Takada shprehu dëshirën për të bashkëpunuar me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë për të nxitur më tej shkëmbimet ekonomike mes Shqipërisë dhe Japonisë, si dhe për të nxitur rritjen e kompanive japoneze.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë u krijua me anëtarësimin e kompanive japoneze dhe kompanive distributore të produkteve japoneze që operojnë në vend, dhe në të ardhmen planifikon të zgjerojë anëtarësimin jo vetëm në Shqipëri, por edhe me kompani japoneze që mbulojnë Shqipërinë por janë të vendosura në shtete të tjera.