Ambasadori TAKADA merr pjesë në seminarin përmbyllës të projektit FiAS të realizuar nga JICA

2022/5/23
   

Më datë 18 maj, Ambasadori TAKADA Mitsuyuki mori pjesë në seminarin përmbyllës të "Projektit të Përfshirjes Financiare për Fermat e Vogla Familjare" (FiAS) të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). Seminari u organizua në një hotel në Tiranë, ku morën pjesë gjithashtu, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Delina Ibrahimaj, Administratori i FED invest Z. Perlat Sulaj, Përfaqësuesi i JICA për rajonin e Ballkanit Z. UEKI Masahiro, si dhe ish përfaqësuesi i JICA për rajonin e Ballkanit, Z. TAKEICHI Jiro.
 
Në fjalën e tij gjatë seminarit, Ambasadori TAKADA tha se ky projekt është zbatuar përgjatë një periudhe prej katër vitesh e gjysmë, madje edhe në kohë shumë të vështira, siç ishte pandemia e Covid-19. Ambasadori shprehi dëshirën se ky projekt për përfshirjen financiare të fermave të vogla familjare do të mund të kontribuojë në zhvillimin bujqësor të Shqipërisë.