Ambasadori Takada takon Kryetaren e Kuvendit, Sh.S.Znj. Lindita Nikolla,

2022/5/10
   

  Ambasadori Takada tha se këtë vit dy vendet përkujtojnë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve miqësore mes Japonisë dhe Shqipërisë dhe shtoi se do të bënte përpjekje për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, përmes bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës lokale dhe sistemit shëndetësor, si dhe përmes organizimit të Javës së Kulturës Japoneze si dhe të një seminari online për bizneset.
 
  Kryetarja e Kuvendit, Znj. Nikolla tha se ndihej e nderuar të festonte 100-vjetorin e marrëdhënieve miqësore me Japoninë dhe u shpreh e lumtur që Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në komunitetin ndërkombëtar, përfshirë si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si dhe për bashkëpunimin që vendi ka pasur me Japoninë. Ajo shprehu dëshirën që bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve të vazhdojë për të nxitur më tej shkëmbimet mes dy vendeve, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimet parlamentare me Japoninë.