Shfaqja e filmit japonez

2022/4/26

 

Më 15 Prill, në sallën shumë-funksionale të Ambasadës, organizuam shfaqjen e filmit "Every Day A Good Day" (Regjisori Tatsushi Omori, Dramë, 100 minuta, 2018) shpërndarë nga “Japan Foundation” në kuadër të “Projektit Shpërndarës së DVD-ve”. Hyrja ishte pa pagesë por numri i vizitorëve ishte i kufizuar.
Në përputhje me rregulloren për parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19, u kryen kontrollet në hyrje dhe u mbajtën maskat gjatë gjithë aktivitetit.