Ambasadori Takada takon Sh.S.Znj. Olta Xhaçka, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme në përkujtim të 100-vjetorit së marrëdhënieve miqësore
2022/4/22


Më 20 prill, Ambasadori Takada takoi Sh.S.Znj. Olta Xhaçka, Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë për të përkujtuar 100 vjetorin e marrëdhënieve miqësore mes Japonisë dhe Shqipërisë.
Ambasadori Takada shprehu mirënjohje për marrëdhëniet e mira mes Japonisë dhe Shqipërisë si dhe dëshirën për të punuar në zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve. Ai gjithashtu falënderoi Shqipërinë për rolin e rëndësishëm që ka luajtur në komunitetin ndërkombëtar si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që nga muaji janar i këtij viti, dhe tha se Japonia dëshiron të vazhdojë të punojë ngushtë me Shqipërinë.
Ministrja Xhaçka u shpreh se ndihej e nderuar të festonte 100-vjetorin e marrëdhënieve miqësore me Japoninë, dhe shprehu dëshirën për të forcuar më tej bashkëpunimin me Japoninë. Ajo gjithashtu falënderoi Japoninë për përpjekjet në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë përmes zgjerimit të volumit tregtar, si dhe për mbështetjen me projekte të sigurisë njerëzore në nivel lokal.