Dorëzimi i Aparaturës së Laparoskopisë në Repartin Gjinekologjik të Spitalit Rajonal të Lezhës në kuadër të programit “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”

2022/4/20

Në 12 prill, u realizua ceremonia e dorëzimit të një aparature mjekësore për kirurgji laparoskopike, për repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Rajonal  Lezhë. Kjo ceremoni u zhvillua në ambientet e Spitalit të Lezhës.
 

Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada u shpreh se ky bashkëpunim do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së diagnostikimit, trajtimit dhe shërbimit të kirurgjisë gjinekologjike për pacientët e Spitalit Rajonal Lezhë. Nga ana e tij, Drejtori i Spitalit z. Kaza shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.
 

Ambasadori Takada zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë Lezhë, z. Nderu, me rastin e ceremonisë së dhurimit. Kryetari i Bashkisë shprehu falënderimet e tij ndaj qeverisë Japoneze për mbështetjen e dhënë në Spitalin Rajonal të Lezhës.
* Maskat u hoqën vetëm në momentin e realizimit të fotografive.