Studenti i bursës MEXT viziton Ambasadën

2022/4/8
Më 7 prill, studenti fituesi i bursës MEXT 2022, Z. Gent Imeraj, vizitoi ambientet e Ambasadës së Japonisë në Tiranë.  Gjatë takimit Ambasadori Takada e përgëzoi për këtë arritje dhe i uroi suksese në studimet e tij në “Hosei University” në degën “Informatikë e Aplikuar”.