Firmoset Marrëveshja e Grantit me Bashkinë Memaliaj (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)
2022/3/18
Më 16 mars, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së grantit për blerjen e dy fadromave (miniekskavatorë) për Bashkinë Memaliaj, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadori Takada, dhe Kryetari i Bashkisë Memaliaj, z. Gjolek Guci.
Ky është bashkëpunimi i parë me Bashkinë Memaliaj, nëpërmjet të cilit do të financohet blerja e 2 fadromave (miniekskavatorë) për zgjerimin e zonave të evakuimit për parandalimin e fatkeqësive natyrore për Drejtorinë e Shërbimeve Publike të kësaj Bashkie.
Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada uroi që ky bashkëpunim të përmirësojë kapacitetin e mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbërta ekzistuese dhe zgjerimin e tyre, e cila do të bëjë të mundur zbutjen e valëve të të nxehtit gjatë sezonit të verës në Bashkinë Memaliaj. Gjithashtu këto hapësira të gjelbërta mund të përdoren si zonë evakuimi në rast të fatkeqësive natyrore. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Z. Guci shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.
* Maskat u hoqën vetëm në momentin e realizimit të fotografive.