Ceremonia e Hapjes së Fotoekspozitës "Udhëtim në Japoni - Për të përkujtuar 100 vjetorin e miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë" në Korçë

2022/3/15
Në datën 9 mars, në Muzeun e Artit Oriental Bratko në Korçë, u zhvillua ceremonia e hapjes së Fotoekspozitës "Udhëtim në Japoni - Për të përkujtuar 100 vjetorin e miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë". Në këtë ceremoni morën pjesë Ambasadori Takada, Kryetari i Bashkisë Korçë, z.Sotiraq Filo, Drejtoresha e Qendrës së Kulturës në Korçë, znj. Zamira Kita, Kryetarja e Këshillit të Qarkut, znj. Ana Verushi si dhe shumë të ftuar të tjerë. 
Gjatë këtij eventi Ambasadori Takada foli për fotot e ekspozuara dhe shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e Bashkisë së Korçës dhe muzeut Bratko në realizimin e kësaj ekspozite.


 
 
- Informacion rreth ekspozitës -

・Ekspozita përmban rreth 35 fotografi të Japonisë të realizuara nga FUJIFILM, fotografë profesionistë japonezë, një student shqiptar i cili aktualisht studion në Japoni me bursë MEXT dhe një prej diplomatëve Japonez në Shqipëri. 

・Fotot janë të ndara në tre kategori:  Natyra / Arkitektura / Jetesa 

・Datat dhe Oraret:  9 Mars - 22 Mars 2022, Ora 9:00 -16:00,  *Të hënën mbyllur 

・Vendi: Muzeu i Artit Oriental Bratko, Korçë