Takimi i anëtarëve të JICA Alumni
2022/2/25
Më datë 18 shkurt, shoqata e ish-studentëve të trajnimeve të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, JICA Alumni, organizoi një takim në Tiranë. Në këtë takim morën pjesë rreth 50 të ftuar. Në fillim të eventit Ambasadori Takada falënderoi anëtarët e JICA Alumni për kontributin e tyre në fusha të ndryshme, si dhe për forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Japonisë.Anëtarët e JICA Alumni shprehën mirënjohjen e tyre ndaj qeverisë së Japonisë.

Gjatë eventit, stafi i ambasadës, vullnetarisht, demonstroi disa rituale të kulturës Japoneze si ceremonia e çajit, arti i kaligrafisë dhe origami. Gjithashtu, homologë shqiptar të projekteve që JICA po implementon në Shqipëri, bënë prezantime mbi bashkëpunimet e tyre me JICA.





