Më 21 shkurt, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së grantit për blerjen e një makine teknologjike për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe e kontenierëve të mbetjeve urbane për Bashkinë e Belshit, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadori Takada, dhe Kryetar i Bashkisë Belsh, z. Arif Tafani.
Nëpërmjet këtij projekti, do të financohet blerja e 1 makine teknologjike të re për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe e 50 kontenierëve të mbetjeve urbane për Drejtorinë e Shërbimeve Publike të kësaj Bashkie. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada uroi që ky projekt të kontribuojë në përmirësimin e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane dhe pastërtinë e ambientit në Bashkinë Belsh. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë z. Tafani shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.
* Maskat u hoqën vetëm në momentin e realizimit të fotografive.