Firmoset Marrëveshja e Grantit me Bashkinë e Skraparit (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2022/2/22
Më 18 shkurt, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së grantit për blerjen e një autoboti uji për Bashkinë e Skraparit, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadori Takada, dhe Kryetari i Bashkisë Skrapar, z. Adriatik Mema.


Ky është bashkëpunimi i dytë me Bashkinë e Skraparit, nëpërmjet të cilit do të financohet blerja e 1 autoboti për ujitjen e zonave të gjelbërta urbane për Drejtorinë e Shërbimeve Publike të kësaj Bashkie.  
 

Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada uroi që ky bashkëpunim të përmirësojë shërbimin e  mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbërta në Bashkinë e Skraparit. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Z. Mema shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.
* Maskat u hoqën vetëm në momentin e realizimit të fotografive.