Zhvillohet Seminari Online nga Ekspertë Japonez Për Ruajtjen e Liqenit të Ohrit dhe Promovimin e Turizimit

2022/2/3


Më 2 shkurt, u zhvillua një seminar përmes internetit mbi “Promovimin e Turizmit në Zona të Trashëgimisë Botërore dhe Mbrojtjen e Liqenit” me lektorë dy ekspertë japonez, profesor Yamasaki Masashi i Universitetit Ritsumeikan, z. Ichiki Shigekazu, Sekretari i Përgjithshëm i Komintetit Ndërkombëtar të Mjedisit të Liqenit (ILEC). Në këtë seminar morën pjesë edhe Ambasadori i Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Sh.T.Z. SAWADA Hironori, dhe Ambasadori i Japonisë në Shqipëri,  Sh.T.Z. TAKADA Mitsuyuki
Gjatë seminarit Profesor Yamasaki foli për njohuritë dhe përvojën e tij në lidhje me ruajtjen e vendeve të Trashëgimisë Botërore dhe promovimin e turizmit në këto zona. Z. Ichiki ndau eksperiencën e tij dhe shembuj të bashkëpunimit midis organeve qeveritare dhe qytetarëve për Ruajtjen e Liqenit Biwa të Japonisë. Më shumë se 100 profesionistë nga fusha të ndryshme nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në këtë seminar. Pas prezantimit u zhvillua një seancë produktive pyetje - përgjigje midis pjesëmarrësve dhe ekspertëve japonez.