Ceremonia e hapjes së ekspozitës fotografike "Udhëtim në Japoni - Për të përkujtuar 100 vjetorin e miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë"
2022/2/11
Në datën 10 shkurt, në Galerinë e Arteve Tiranë u zhvillua ceremonia e hapjes së ekspozitës fotografike "Udhëtim në Japoni - Për të përkujtuar 100-vjetorin e miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë". Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës znj. Kumbe, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës znj. Ristani, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës znj. Luarasi dhe Drejtori i GAT z.Hado ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës.



Ambasadori Takada shpresoi që të gjithë vizitorët do të ndjejnë sharmin e Japonisë me një gamë të gjerë fotografish të natyrës, arkitekturës dhe kulturës. Ai gjithashtu deklaroi se në vitin 2022, në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve miqësore mes Japonisë dhe Shqipërisë dhe 5-vjetorin e çeljes së Ambasadës, dëshiron të vazhdojë të forcojë lidhjet mes dy vendeve përmes aktiviteteve kulturore duke filluar me këtë ekspozitë fotografike.




- Informacion rreth ekspozitës -
Janë ekspozuar rreth 50 fotografi nga Japonia të bëra nga FUJIFILM, fotografë profesionistë japonezë, student shqiptar me bursë MEXT në Japoni dhe diplomat japonez. Ekspozita përbëhet nga tre kategori: natyrë / arkitekturë / jetë.
Periudha: 10 Shkurt 2022 - 22 Shkurt 2022 10:00-18:00
*E hëna pushim.
Vendi: Galeria e Artit Tiranë
