Firmoset Marrëveshja e Grantit me Bashkinë e Roskovecit
2022/2/4
Më 3 shkurt, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së grantit për blerjen e një makine teknologjike për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe kontenierëve të mbetjeve urbane për Bashkinë e Roskovecit, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadori Takada, dhe Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Znj. Majlinda Bufi.
Ky është bashkëpunimi i parë me Bashkinë e Roskovecit, nëpërmjet të cilit do të financohet blerja e 1 makine teknologjike të re për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe 50 kontenierë mbetjesh urbane për Drejtorinë e Shërbimeve Publike të kësaj Bashkie.
Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada uroi që sistemi i menaxhimit të mbetjeve urbane në Roskovec të përmirësohet më tej nëpërmjet bashkëpunimit mes bashkisë dhe qytetarëve. Nga ana e saj, Kryetarja e Bashkisë Znj. Bufi shprehu falënderimet e saj për këtë bashkëpunim.
* Maskat u hoqën vetëm në momentin e realizimit të fotografive.