Ceremonia e dhënies së çmimit “Vlerësimi nga Ministri i Jashtëm” për ish-Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri – Japoni, znj. Vasilika Hysi

2022/1/25
 Më datë 24 janar, ambasadori TAKADA Mitsuyuki organizoi një ceremoni për dhënien e çmimit “Vlerësimi nga Ministri i Jashtëm” për znj. Vasilika Hysi, ish- Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri – Japoni. Në ceremoni ishin të pranishëm z. Taulant Balla, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe znj. Vilma Bello, ish-Kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri – Japoni.
 Ambasadori TAKADA mbajti një fjalim ku vlerësoi znj. Hysi për arritjet afatgjata në Kuvend dhe kontributin në shkëmbimet parlamentare mes dy vendeve. Nga ana e saj, znj. Hysi tha se ndihej e nderuar për marrjen e vlerësimit dhe shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që Shqipëria ka marrë nga Qeveria e Japonisë.




*Maskat janë hequr vetëm në momentin e realizimit të fotos.