Firmoset Marrëveshja e Grantit me OJQ-në SMART Kids Sports Centre në Tiranë

2022/1/24
  Më 21 janar, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së grantit për blerjen e një automjeti transporti dhe pajisjeve për edukimin fizik për fëmijët me aftësi të kufizuara, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP) të vitit fiskal 2021. Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadori Takada, dhe Presidenti i Organizatës Joqeveritare SMART Kids Sports Centre, Z. Kliton Muça.


  Ky është bashkëpunimi i parë me OJQ-në SMART Kids Sports Centre nëpërmjet të cilit do të sigurohen 1 automjet transporti, 2 tenda për aktivitete fizike në natyrë, 1 pajisje për matjen e shpejtësisë së vrapimit, 2 pajisje për trajnimin e aftësive koordinative dhe shpejtësisë së reagimit dhe 2 pajisje për matjen e forcës së krahut të fëmijëve. Ky projekt synon të rrisë kapacitetet e SMART Kids Sports Centre për të organizuar aktivitete fizike të specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara.

 

  Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada uroi që nëpërmjet këtij bashkëpunimi të përmirësohen kushtet dhe mundësitë e fëmijëve me aftësi të kufizuara për të marrë pjesë në aktivitete fizike dhe sociale, si dhe të promovohet një stil i shëndetshëm jetese për fëmijët. Nga ana e tij,  Presidenti i OJQ-së Z. Muça shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.