Firmoset Marrëveshja e Grantit për Blerjen e një Fadrome të Re (e llojit Backhoe Loader) për Bashkinë e Beratit (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2021/11/25
 Më 24 nëntor, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së grantit për blerjen e një fadrome të re (e llojit Backhoe Loader)  për Bashkinë e Beratit, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadori Takada, dhe Kryetari i Bashkisë Berat Z. Ervin Demo.
 

 
 Ky është bashkëpunimi i dytë me Bashkinë e Beratit, nëpërmjet të cilit do të financohet blerja e 1 fadrome të re (e llojit Backhoe Loader) për Drejtorinë e Bujqësisë, Administrimit të Pyjeve, Ujërave dhe Shërbimit Veterinar të kësaj Bashkie. 
 

 Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada uroi që ky bashkëpunim të përmirësojë shërbimin e  mirëmbajtjes së kanaleve ujitëse në Bashkinë e Beratit, gjë kjo e cila do të rezultojë në rritjen e prodhimit bujqësor dhe të ardhurave të fermerëve. Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë Z. Demo, shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.
* Maskat u hoqën vetëm në momentin e realizimit të fotografive.