Firmoset Marrëveshja e Grantit për Blerjen e një Makine Teknologjike për Mbledhjen e Mbetjeve Urbane dhe Kontenierëve të Mbetjeve Urbane për Bashkinë e Gjirokastrës (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2021/11/22


Më 18 nëntor, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së grantit për blerjen e një makine teknologjike për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe kontenierëve të mbetjeve urbane për Bashkinë e Gjirokastrës, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadori Takada, dhe Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Z. Flamur Golemi.


Nëpërmjet këtij projekti, do të mundësohet blerja e 1 makine të re teknologjike për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe e 27 kontenierëve të mbetjeve urbane për këtë Bashki. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada uroi që sistemi i menaxhimit të mbetjeve dhe rrjedhimisht gjendja mjedisore në Gjirokastër të përmirësohen më tej. Nga ana e tij,  Kryetari i Bashkisë Z. Golemi shprehu falënderimet e tij për këtë bashkëpunim.
* Maskat u hoqën vetëm në momentin e realizimit të fotografive.