Firmoset Marrëveshja e Grantit për Blerjen e një Makine Teknologjike për Mbledhjen e Mbetjeve Urbane dhe Kontenierëve të Mbetjeve Urbane për Bashkinë e Libohovës (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)
2021/11/19

Më 18 nëntor, në ambientet e Ambasadës së Japonisë, u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së grantit për blerjen e një makine teknologjike për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe kontenierëve të mbetjeve urbane për Bashkinë e Libohovës, në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadori Takada, dhe Kryetarja e Bashkisë Libohovë, Znj. Luiza Mandi.

Ky është bashkëpunimi i parë me Bashkinë e Libohovës, nëpërmjet të cilit do të financohet blerja e 1 makine teknologjike të re për mbledhjen e mbetjeve urbane dhe 10 kontenierë të mbetjeve urbane për Drejtorinë e Shërbimeve Publike të kësaj Bashkie.
Gjatë ceremonisë, Ambasadori Takada uroi që sistemi i menaxhimit të mbetjeve urbane në Libohovë të përmirësohet më tej nëpërmjet bashkëpunimit mes bashkisë dhe qytetarëve. Nga ana e saj, Kryetarja e Bashkisë Znj. Mandi shprehu falënderimet e saj për këtë bashkëpunim.
* Maskat u hoqën vetëm në momentin e realizimit të fotografive.